Në Francë rekord i ri, për një ditë 52.518 të infektuar

Desk
By Desk November 2, 2020 20:50

Në Francë rekord i ri, për një ditë 52.518 të infektuar

Autoritetet shëndetësore franceze sot raportuan 52.518 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, që paraqet rekord të ri ditor nga fillimi i pandemisë.

Këto të dhëna, në krahasim me 46.280 rastet e reja të djeshme, tregojnë në atë se mbyllja e re e vendosur të premten në bend ende nuk i ka dhënë rezultatet e para.

Siç transmetojnë mediat franceze, shtrirja në spitale është rritur sërish, për më shumë se 1.000, duke u arritur numër më të madh në katër muajt e fundit me 25.143 persona.

Numri i personave të cilët kanë vdekur nga Kovid-19 është rritur për 416, në krahasim me 231 të dielën, ndërsa mesatarisht për 345 në javë.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani është 1.466.433.

Desk
By Desk November 2, 2020 20:50