Në Gjermani jetojnë 11 milion të huaj, mensin e tyre një pjesë janë nga Maqedonia

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 20:53

Në Gjermani në 2018, gati 290,000 më shumë të huaj jetonin se në vitin 2017. Shumica kanë shkuar atje si emigrantë, njoftoi Di Veelt, përcjell FLAKA.

Pothuajse çdo i teti banorë në Gjermani është i huaj. Numri i tyre u rrit vitin e kaluar në rreth 10.9 milionë, sipas Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden.

Kështu, numri i të huajve sipas statistikave u rrit në një rekord të ri. Në fund të vitit 2017, rreth 10.6 milionë njerëz ende ishin të regjistruar pa pasaportë gjermane.

Emigrimi i njerëzve me leje pune nga vende jashtë BE-së është rritur edhe më shumë. Deri në fund të vitit 2018 arriti një total prej 266,000 njerëzish. Kjo ishte një rritje prej më shumë se 20 për qind për të tretin vit radhazi.

Ndër vendet më të rëndësishme të origjinës të të ardhurve janë India (12%), Kina (9%), Bosnja dhe Hercegovina (8%) dhe SHBA (7%). Këta njerëz – duke përfshirë shumë punëtorë të kualifikuar – ishin mesatarisht 35 vjeç dhe kryesisht meshkujt (68 përqind).

Rritja nga Ballkani Perëndimor është veçanërisht e lartë. Në fund të vitit 2018, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia së bashku morën pjesë me gati një të katërtën e punëtorëve migrantë. Në vitin 2015, kjo pjesë ishte ende rreth nëntë për qind.

Zyra Federale u atribuon këto shifra edhe faktit se këto vende konsiderohen vende të sigurta nga 2014/2015. Në të njëjtën kohë, që nga viti 2016, njerëzit nga këto vende kanë fituar qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës. FLAKA

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 20:53