Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Në Gjykatën Kushtetuese janë zgjidhur vetëm 60 për qind e lëndëve

Në Gjykatën Kushtetuese janë zgjidhur vetëm 60 për qind e lëndëve

Redaksia

Nga viti 2015 deri në 2019-tën, gjykatësit kushtetues kanë zgjidhur vetëm 60 për qind të lëndëve në Gjykatës Kushtetuese, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit. Dyzet për qind e rasteve kanë mbetur të pazgjidhura. Revizorët në raportin për punën e gjykatës, tregojnë se në Rregullore nuk ka afate për vendimin përfundimtar dhe përfundimin e procedurave, ndërsa rekomandojnë”.

Rregullimin shtesë të Rregullores së punës, në pjesën e përcaktimit të afateve në të cilat do të caktohen seancat përgatitore, si dhe afatet për vendimin përfundimtar për iniciativat e pranuara/marra”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni kërkon kritere të qarta për monitorimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve. Revizorët zbuluan se Gjykata Kushtetuese ka prokuruar mallra dhe shërbime pa zbatuar dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik. Sipas këtij ligji, Gjykata u lejua të bëjë prokurime deri në 12 mijë euro pa kryer procedurë. Por, në kundërshtim me ligjin, Kushtetuesja shpenzoi dy herë më shumë.

Gjykata Kushtetuese, pa kryer një procedurë të prokurimit publik, ka ndërmarrë obligime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve në vlerë prej 26,770 euro, që është shkelje e pragut të vlerës së përcaktuar ligjërisht prej 12,610 euro”, pohojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizorët në raportin për punën e Gjykatës Kushtetuese e theksojnë vendimin, që gjykatësit të marrin bonuse të rrogës në shumën prej 35 për qind, të cilin ata e sollën vetë me një ndërhyrje në Rregullore vitin e kaluar. Revizioni zbuloi se nuk ka akt të përgatitur, për shumën dhe mënyrën e përcaktimit të shtesës së pagës. Gjykata Kushtetuese kishte vërejtje mbi raportin, por ato nuk u pranuan me shpjegimin se ishin njoftime. Në pjesën e bonuseve të larta, gjykata më tej shpjegoi se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese, që gjykatësit të marrin plus 35 për qind, ose paga e tyre me bonuset të arrijë edhe 2 mijë euro./Alsat

Continue Reading

Previous: Takimi Zaev-Sela-Gashi të hënën ora 11:00 në Kuvend
Next: Partitë shqiptare akuzojnë Micovskin: Përdor regjistrimin për politikë ditore

Të ngjashme

Sasha-Bogdanoviq-780x439 Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Redaksia
milevski1-750x430 Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Redaksia
1111REDAKT....Indeksi-i-investimeve-1-750x430 11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.