Në gjysmën e parë të fushatës presidenciale Siljanovska ka harxhuar 163 mijë euro

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 14:05

Në gjysmën e parë të fushatës presidenciale Siljanovska ka harxhuar 163 mijë euro

Kandidatja presidenciale që mbështetet nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova harxhoi gati 163 mijë euro në gjysmën e parë të fushatës presidenciale, njofton Plusinfo.mk.

Siljanovska Davkova raportoi të ardhura prej 203,000 euro nga donacionet. Kjo tregohet nga raporti financiar i publikuar në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Deputetët dhe zyrtarët nga VMRO-DPMNE mund të shihen në mesin e donatorëve më të mëdhenj të fushatës të Siljanovskës. Në mesin e personave që kanë donuar më shumë është nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolovski, i cili ka donuar 180,000 denarë, ndërsa deputeti Antonio Miloshoski dhuroi një shumë prej 150,000 denarësh.

Ish-kryetari i bashkisë së Shkupit, Koce Trajankovski dhuroi 100,000 euro.

Lista përfshin një numër të madh deputetësh të tanishëm të opozitës, duke përfshirë Nada Cipusheva me një donacion prej 150,000 denarësh, Trajko Veljanovski ka dhuruar 70,000 denarë, Liljana Zaturovska 45,000 denarë, Ane Leshoska me një donacion prej 130,000 euro, të paguar në dy raste, një herë 80,000 denarë , dhe tjetra 50,000 denarë.

Këtu mund të shihni listën e të gjithë donatorëve të fushatës së Siljanovkës.

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 14:05