Në Gostivar për të votuar janë paraqitur vetëm 12 të sëmurë dhe persona me probleme shëndetësore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 19:58

Në Gostivar për të votuar janë paraqitur vetëm 12 të sëmurë dhe persona me probleme shëndetësore

Në komunën e Gostivarit, për të votuar në referendumin e ardhshëm janë paraqitur vetëm 12 të sëmurë dhe persona me probleme shëndetësore, të cilët të drejtën e votës do ta realizojnë të shtunën, përcjell FLAKA.

“Ne si komision i morëm të gjitha aktivitetet e nevojshme rreth zbatimit normal të votimit në shkallë komune. Janë formuar këshilla zgjedhore dhe në dy ditët e ardhme do të realizohet trajnimi i nevojshëm”, deklaroi Mustafa Musliu kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor, i cili sot ka pranuar materialet zgjedhore, për referendumin e 30 shtatorit.

Në këtë komunë do të votohet në 121 vendvotime. Në listën zgjedhore ndodhen rreth 79 mijë votues. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 19:58