Në Izrael gjenden mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare

Në Izrael gjenden mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare në Izraelin Verior, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.

Kisha u zbulua gjatë një gërmimi në Kfar Kama, në Galilenë e Poshtme, përpara ndërtimit të një sheshi lojërash.

Sipas arkeologut Nurit Feig, kisha ka përmasat 12×36 metra dhe përfshin një oborr të madh, një korridor dhe një sallë qendrore.

Kfar Kama ndodhet afër malit Tabor, i cili është identifikuar si vendi i Shndërrimit të Jezusit, siç thuhet në Testamentin e Ri./atsh/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Korrik, 2020 22:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.