Në kamionin e aksidentuar ndodheshin 81 emigrantë nga Afganistani

Në kamionin e aksidentuar ndodheshin 81 emigrantë nga Afganistani

Një kamion dhe një veturë e tipit Golf kanë rënë në një kanal në hyrje të Kumanovës, ku po kryhen punime ndërtimore.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë në orën 23:00 nëpunësit policor në autostradën Kumanovë-Tabanoc, i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit transportues “DAF” me targa të Shkupit me gjysmërimorkio, por shoferi nuk i është bindur urdhërit të policisë rrugore dhe ka refuzuar të ndalojë makinën, duke përfunduar në një kanal në rrugën “Zhelezniçka” para fshatit Çerkez. “

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 81 persona, emigrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Emigrantët përkohësisht janë akomoduar në Qendrës tranzitore Tabanocë. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2019 17:09

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER