Në Kërçovë 104 persona në vetizolimit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 29, 2020 18:21

Deri tani në Kërçovë dhe rrethinë nuk ka asnjë të infektuar nga virusi Covid-19.

Në pajtueshmëri me masat preventive qeveritare, nën masën e vetizolimit aktualisht në Kërçovë evidentohen 104 persona të cilët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të organeve kompetente.

Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, njofton se janë ngritur padi penale për dy persona që nuk e kanë respektuar masën e vetizolimit dhe ndaj 6 personave të tjerë të cilët gjatë natës së kaluar kanë thyer dispozitat e kufizimit të ndalesës së lëvizjes nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit.

Po kështu janë paraqitur edhe vërejtjet për mosrespektimin e distancës së njerëzve gjatë pritjeve për të marrë shërbimet bankare dhe postare, por edhe në shitoret e produkteve ushqimore.

Vazhdojnë të punojnë vetëm barnatoret dhe marketet, ndërsa kafiteritë, restorantet dhe bizneset tjera janë të mbyllura në pajtueshmëri me masat preventive ndaj virusit Covid-19.

Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit Korona, NP “Komunalec” ka zhvilluar aktivitetet e dezinfektimit në kazanët e plehrave dhe në hapësirat publike, përfshirë këtu edhe rrugët më të frekuentuara të qytetit të Kërçovës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 29, 2020 18:21