Në këtë qytet të RMV-së ka vetëm 8 raste me Covid 19

Dojran është qyteti me rastet më pak aktive të koronavirusit, me vetëm 8 raste. Demir Hisar ka 13, Makedonski Brod ka 15 dhe Kratova ka 16 raste. Pehçeva ka 26 raste, megjithëse për një kohë të gjatë ishte një qytet me rastet më pak aktive të koronavirusit. Valandova ka 29 raste, Krusheva 34 dhe Demir Kapia 36 raste, përcjell FLAKA.
Shkupi ka 7,304 raste aktive, Kumanova 455, Tetova 468, Prilep 302, Gostivar 332, Shtipi 172, Manastiri 254 dhe Velesi 335 raste aktive.
Deri më tani, pothuajse 89,000 raste të koronavirusit janë regjistruar në Maqedoni.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 88,992, numri i pacientëve të rikuperuar është 73,777, numri i vdekjeve është 2,715 dhe numri i rasteve aktive është 12,500.
Maqedonia së shpejti do të marrë vaksina nga Serbia fqinje. Bëhet fjalë për 8,000 doza të Pfizer. FLAKA