Në Kuvend nisi debati për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:19

Në Kuvend nisi debati për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi sot pasdite ka vazhduar punimet pas seancës së 41-të, në të cilën filloi debati për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, të propozuar nga deputetët Pavlle Trajanov, Monika Zajkova, Dimitar Apasiev, Maja Moraçanin, Bobi Mosjoski, Ljupço Ballkoski, Panço Minov dhe Borisllav Krmov, përcjell FLAKA.

Deputeti i Lidhjes Demokratik dhe propozuesi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Pavle Trajanov, theksoi se ndryshimi thelbësor i këtyre ndryshimeve është që shteti të jetë një njësi zgjedhore, të mbetet modeli proporcional, të mos ketë prag zgjedhor ose që pragu zgjedhor të formohet sipas mënyrës natyrale në varësi të numrit të votuesve që do të dalin dhe ata do të ndahen në 120 mandate parlamentare. Ai thekson se kërkojnë që të gjitha partitë politike të kenë shanse të barabarta, por për këtë, siç tha ai, të gjitha të kenë të njëjtat kushte startuese.

Ai beson se me këto ndryshime do të kemi një proces të fortë dhe të hapur të demokratizimit të shtetit, sepse, siç tha ai, në varësi të rregullave zgjedhore, rezultatet e zgjedhjeve do të reflektojnë në sistemin e përgjithshëm në vend dhe në mjedisin e përgjithshëm. Me këto ndryshime, Trajanov theksoi se partitë më të vogla politike dhe deputetët e pavarur do të mund të veprojnë në marrjen e vendimeve vendimtare, veçanërisht në lidhje me interesat strategjike kombëtare, dhe nuk do të ketë kompromise që do të dëmtojnë qytetarët dhe shtetin në tërësi. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.