Në Mavrovë caktohen dy lokacione për karantinë, 76 persona tashmë janë vendosur

Linda Limani
By Linda Limani March 29, 2020 11:55

Në Mavrovë caktohen dy lokacione për karantinë, 76 persona tashmë janë vendosur

Portali Gostivari Sot, mëson që në Mavrovë janë aktivizuar dy lokalcione për karantinë nga koronavirusi. Gjithmonë të informuar nga burime të sigurita brena Policisë, Gostivari Sot mëson që aktualisht, në Hotel “Mak Petrol”, janë akomoduar 76 persona, të cilët duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. 

Gostivari Sot mëson formën e funksionimit të karantinës në Hotel “Mak Petrol” në Mavrovë. Personeli i hotelit përgatit ushqimin, kurse pjesëtarët e Policisë, të vetëmbrujtur me masa sigurie (dorëza dhe maska), ua servojnë ushqimin.

Gostivari Sot mëson që lokacioni i dytë që do të aktivizohet këto ditë është qendra turistike në Bunec. Edhe aty, pritet të vendosen shtetasit që vijnë nga jashtë që obligativisht detyrohen të qëndrojnë në karantinë 14 ditëshe. Gostivari Sot

 

Linda Limani
By Linda Limani March 29, 2020 11:55