Në një vendvotim në Gjorçe Petrov, votues 405, kanë votuar 408
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka sjell vendim për shkarkimin dhe ndërmarrjen e masave disiplinore kudër komisionit mbikëqyrës në vendvotimin 2564 në komunën e Gjorçe Petrovit.
Nga KSHZ kanë theksuar se në kutinë e votimit kanë qenë tre flet votime më tepër nga numri i përgjithshëm, gjegjësisht nga 405 të evidentuar votues në kutinë kanë qenë 408.
KSHZ njofton se nuk do të votohet në këtë vendvotim por se do të emërohet komision i ri.