Në rajonin e Gostivarit me MPR janë vaksinuar 83 për qind të fëmijëve

Redaksia
By Redaksia 22 Prill, 2019 17:08

Në rajonin e Gostivarit me MPR janë vaksinuar 83 për qind të fëmijëve

 Në rajonin e Gostivarit me MRP nuk janë vaksinuar 350 fëmijë prej të cilëve numri më i madh janë nga qyteti. Në shkollat vaksinë kanë marrë 25 fëmijë. Sipas punonjësve shëndetësorë, përfshirja me vaksinim në tre muajt e parë të vitit ka mbërritur 83 për  qind, që është përmirësim i caktuar krahasuar me vitin e kaluar. Prej sot ka filluar edhe imunizimi në terren.

“Përqindja e fëmijëve të vaksinuar është rritur, po kjo nuk është e kënaqshme. Veçanërisht edhe për shkak të faktit që përqindjen e rrisin pikat shëndetësore, ndërsa në qytet përfshirja edhe më tej është e ulët. Për këtë shkak u bëj apel prindërve të mos bien në fushata kundër vaksinimit, sepse vaksina është mënyra më e sigurt për mbrojtje”, thonë nga Reparti për imunizim në Shtëpinë Shëndetësore Gostivar.

Theksuan  se kanë marrë sasi shtesë të vaksinave MRP furnizimet  janë mbushur me vaksina nga prodhuesi holandez. Nga paraqitja e fruthit, në Gostivar  janë regjistruar 25 persona të sëmurë të moshave të ndryshme.

Paraqitja e fruthit në Gostivar, punonjësit shëndetësorë e sqarojnë edhe me përfshirjen me vaksinimin e vitit të kaluar, që ka arritur 52 për për qind. Nga 822 fëmijë të cilët i janë nënshtruar vaksinimit, vitin e kaluar janë imunizuar 432 fëmijë dhe ka qenë përfshirje më e vogël në 40 vitet e fundit.

Redaksia
By Redaksia 22 Prill, 2019 17:08