Në rajonin e Kërçovës ngrohja në shkolla në nivelin e duhur

Në rajonin e Kërçovës ngrohja në shkolla në nivelin e duhur

Në të gjitha nëntë shkollat fillore dhe dy të mesme komunale në rajonin e Kërçovës nuk ka asnjë problem rreth ngrohjes së hapësirave shkollore. Kjo është në nivel të duhur që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, theksoi udhëheqësi në sektorët për arsim në komunën e Kërçovës, Emin Nasufi.

Sipas tij, ngrohja normale e shkollave është rezultat i aktiviteteve të ndërmarra në kohë me të cilat janë siguruar energjencat e nevojshme, naftë ose dru për ngrohje.

Ai shprehu siguri se edhe në periudhën e mbetur të sezonit të dimrit nuk do të ketë asnjë problem, kur bëhet fjalë për ngrohjen e klasave.

“Në këtë mënyrë duam për nxënësit të sigurojmë kushte optimale për zhvillimin normal të procesit mësimor-edukativ”, ka thënë ai.

Sadik Ahmeti, drejtor i kopshtit për fëmijë “Olga Miceska”, institucioni i vetëm nga lloji i tillë në komunë, tha se nuk ka probleme me ngrohjen e hapësirave në tre objektet e kopshtit.

“Në kohë kemi siguruar naftë, ndërsa sipas një rregulli të pashënuar, pasi furnizojmë sasi të madhe çdoherë kemi një rezervë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Në institucionin tonë edhe deri më tani nuk kemi lejuar të ketë ankesa nga prindërit”, deklaroi Ahmeti.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Nëntor 6, 2019 11:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA