Në RMV është prodhuar sofuer për spiunim?!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 20:49

Në RMV është prodhuar sofuer për spiunim?!

Në RMV është prodhuar sofuer për spiunim. Një konfirmim të tillë opozita e ka marrë nga agjencitë e inteligjencës në seancën e sotme të komisionit që monitoron punën e tyre. Bëhet fjalë për softuerin e prodhuar nga kompania “Cytrox”, e cila ishte edhe në listën e zezë të SHBA-ve, përcjell FLAKA.

Tashmë opozita kërkon të dihet nëse ai softuer po përdoret ilegalisht në vendin tonë, sidomos për shkak se dyshojnë se janë duke u monitoruar dhe përgjuar vazhdimisht fizikisht. Ata kërkuan gjithashtu që të fshihet niveli i sekretit – “rreptësisht konfidencial” nga informacioni për këto softuer, abuzimi i të cilit do të debatohet në mbledhjen e rregullt të vjeshtës të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ata thonë se përgjimet në Evropë po marrin përmasa të tjera, përveç monitorimit të telefonatave dhe mesazheve, tashmë po monitorohen video private, foto dhe takime, por edhe në shtëpi po depërtohet.

Shumica, nga ana tjetër, pohojnë se në seancë janë shqyrtuar vetëm raportet, të cilat janë konstatuar se janë të rregullta dhe janë dorëzuar brenda afatit.

Informacioni i përgatitur nga agjencitë shtetërore të inteligjencës mbi malware Pegasus dhe Predator, të cilët përdoren për të përgjuar në mënyrë të paligjshme komunikime, u shqyrtuan me dyer të mbyllura.

“Pegasus” përdorej nga shërbimet sekrete greke për të përgjuar politikanë, aktivistë dhe gazetarë. Të dy softuerët prodhohen nga kompani izraelite të sigurisë që kishin një kompani të regjistruar edhe në Maqedoni.

SHBA-ja vendosi kompaninë “Sytrox” nga Shkupi, e cila ishte në pronësi të kompanisë izraelite “Intelexa”, e cila po ashtu ishte në listën e zezë të SHBA-së për zhvillimin dhe shitjen e softuerit që shërben për monitorimin e komunikimeve, i cili shkel të drejtat themelore të njeriut.

Ish-drejtues i “Sytrox-Shkup” ishte Ivo Malinkovski, por pas shpërthimit të skandalit, Malinkovski dha dorëheqje nga pozita. Ai është djali i biznesmenit të njohur maqedonas, Ilija Malinkovski, i njohur si pronar i kantinës “Kamnik” dhe kompanisë së shitjes së armëve “MIKEI International”. Tani “Sytrox” i Shkupit menaxhohet nga një grua nga Çekia. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 20:49
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.