Në një sallë pothuajse të zbrazët të Kuvendit është zhvilluar sot debati për Projektligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, përcjell FLAKA.
Disa herë në sallë kishte më pak se dhjetë deputetë dhe debati ishte më shumë si një monolog i opozitës.
Ligji, i cili u dorëzua dhe u tërhoq në disa raste, këtë herë ka mbërritur te deputetët pas një procedure të shkurtuar, me flamur europian.
Opozita kundërshton ndryshimet ligjore, duke thënë se ato i japin Ministrit të Drejtësisë shumë ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve për Akademi, por edhe në procesin e përgatitjes së testeve, kryerjes së testimit dhe vlerësimit të kandidatëve – gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm. FLAKA