Në Shkup janë shqiptuar 137 gjoba në komunikacion

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 10:53

Në Shkup janë shqiptuar 137 gjoba në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në komunikacion ku në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 gjoba, mes të cilave, për vozitje më tepër se shpejtësia e lejuar, 40 sanksione, 22 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 12 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. 

Janë shqiptuar tetë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, gjashtë masa për shofer fillestar, dy sanksione për kalim në semafor të kuq…

Nga MPB-ja informojnë se kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 10:53