Në Shkup nesër dy rrugë mbyllen për trafik

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 17:48

Në Shkup nesër dy rrugë mbyllen për trafik

 Për shkak të xhirimit të paralajmëruar nesër trafiku në rrugën “1732” në shtegun nga restorant “Opatia” deri te terreni i futbollit tl ARM-së do të mbyllet në periudhën në periudhën nga ora 6:00 deri në 19:00, ndërsa trafiku do të riorientohet nëpër rrugët përreth.

Siç njoftoi sot Ministria e Brendshme, bëhet fjalë për xhirim paraprakisht të organizuar në organizim të Agjencisë për marketing “Division” SHPKNJP nga Shkupi.

Në periudhën nga ora 11 deri në 13 nesër për shkak të mbajtjes së manifestimit “Roleriada 2019” në Shkup, nga bulevardi “Ilinden” (para shatërvanit në Parkun e Qytetit) deri te udhëkryqi në bulevardin “Ilinden” me rrugën “Nikolla Teslla” (në selinë e NP ” Parqe dhe gjelbërim), ky aks do të jetë i mbyllur për trafik. Trafiku do të riorientohet nëpër rrugët përreth.

MPB apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët ku do të zhvillohen ngjarjet.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 17:48