Në Shqipëri 28 raste të reja me Kovid-19, numri i të infektuarve arrin 174

Në Shqipëri 28 raste të reja me Kovid-19, numri i të infektuarve arrin 174

Në Shqipëri janë diagnostikuar 28 raste të reja me Kovid-19, duke rritur numrin në 174 persona, katër prej të cilëve janë fëmijë.

“Në 24 orët e fundit, janë kryer 103 teste, me çka Kovid-19 janë diagnostikuar 28 persona. Deri më tani, janë testuar gjithsej 1.114 persona, ndërsa 174 prej tyre janë pozitivë. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 73 pacientë u shtruan në spital, tre prej të cilëve ishin në kujdes intensiv…. Pjesa tjetër akoma janë në gjendje të qëndrueshme”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga numri i përgjithshëm, katër raste pozitive janë fëmijë që kanë qenë në kontakt me njerëz tashmë të sëmurë. Fëmijët janë pa shenja klinike dhe janë me shëndet të mirë.

Tomini shtoi se deri më tani gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa 14 janë shëruar.

Harta e të infektuarve është përhapur në qytetin verior të Tropojës, ku janë diagnostikuar dy raste, ndërsa bëhet fjalë për bashkëshortë.

Numri më i madh i të infektuarve janë në Tiranë ose 102 persona, në Fier 18, Korçë 11, Durrës 10, Vlorë dhe Elbasan nga pesë, Lushnjë, Kavajë dhe Lezhë 4, Shkodër 3, Rogozhinë, Has dhe Tropojë nga dy si dhe në Krujë dhe Berat nga një person.

Linda Limani
nga Linda Limani 26 Mars, 2020 15:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.