Në Sofje shtyhet seanca për incidentin në Ohër, Xhaferi nuk ka ndërmend të thërrasë seancë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:24

Në Sofje shtyhet seanca për incidentin në Ohër, Xhaferi nuk ka ndërmend të thërrasë seancë

T&S

Edhe pse e paralajmëruar, Kuvendi bullgar nuk ka diskutuar për situatën në Maqedoni pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikov në Ohër. Është hequr nga rendi i ditës pika për të cilën është dashur të dëgjohet ministri i Punëve të Jashtme, Nikollai Millkov.

Nënkryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në fillim të seancës njoftoi se kanë marrë një letër nga Ministria e Punëve të Jashtme se Millkov është jashtë vendit për shkak të një udhëtimi zyrtarë.

“Milkov do të mungojë nga data 22 deri më 24 janar, kështu që seanca sipas pikës tre shtyhet. Domethënë, për arsye objektive, ministri nuk ka mundësi të marrë pjesë në seancë, kështu që pika e tretë e rendit të ditës për seancën e sotme duhet të hiqet”.

Përderisa opinioni në Bullgari pret që Parlamenti të debatojë për zhvillimet në marrëdhëniet me Shkupin, ka shumë gjasa që kjo të mos ndodhë me Kuvendin e Maqedonisë.

“Nuk mendoj se duhet të thërras një seancë ku deputetët do të diskutojnë për zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve Shkup-Sofje”, është qëndrimi i kryeparlamentarit të RMV- së, Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi thotë se për vizitën e ministrit Osmani në Bullgari, ai mund të thirret nga komisionet ku do të referohej vetë Osmani si gjithmonë më parë.

Në takimin joformal me gazetarët, ai tregoi se afati për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese është qershor-korrik.

Në shtator do të ketë një debat publik që do të miratohet në nëntor. Ai ka përsëritur se do të mbledhë seancë kur të njoftohet se ka shumicën e nevojshme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:24