Në Tetovë 1 rast, në Gostivar asnjë rast i moszbatimit të Orës Policore

Driton Zenku
By Driton Zenku April 10, 2020 10:20

Në Tetovë 1 rast, në Gostivar asnjë rast i moszbatimit të Orës Policore

Në 24 orët e kaluara në rajonin e Tetovës është regjistruar vetëm një rast, ndërsa në rajonin e Gostivarit nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së orës policore, njofton Flaka duke u thirrur në burime brenda Policisë.  

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit. Prej tyre 57 persona janë arrestuar nga policia, shtatë janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

32 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore.

Prej 1.674 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Flaka 

Driton Zenku
By Driton Zenku April 10, 2020 10:20