Në tre muajt e fundit janë regjistruar 1.688 vdekje nga Covid-19

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:48

Në tre muajt e fundit janë regjistruar 1.688 vdekje nga Covid-19

Një fëmijë 15-vjeçar i rezultuar pozitiv me Covid-19 është pacienti më i ri në Repartin Infektiv në Spitalin e Manastirit. Gjendja e tij tani për tani është stabile, por nga spitali thonë se kufiri i moshës së pacientëve po ulet në mënyrë shqetësuese. Numri i shtrimeve është dyfishuar në vetëm pak ditë dhe në momentin e trajtimit spitalor numërohen 34 pacientë, të gjithë me pasqyrë klinike më të rëndë, përcjell FLAKA.

Popullata e re është më shpesh me një formë të rëndë të sëmundjes dhe në këtë valë të pandemisë, virusi për vetëm njëzet ditë mori jetën e tre të rinjve – një 22-vjeçar nga Manastiri, pastaj një 17-vjeçar, gjimnazist nga Demir Hisari dhe një vajzë 16 vjeçare nga Tetova. Sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë, shumica e të infektuarve në periudhën nga 6 gushti deri më 4 nëntor janë të pavaksinuar. Nga afro 49,000 pozitivë gjatë kësaj periudhe, 72 për qind nuk ishin të vaksinuar. 78 për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 janë pa dy doza vaksine. Analiza tregon se shkalla e vdekshmërisë tek të pavaksinuarit është shumë më e lartë.

Gjithsej 7275 raste janë aktive në vend, kryesisht në Shkup, pasuar nga Kumanovë, Manastir, Prilep, Veles. Që nga fillimi i pandemisë, 7,178 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:48
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.