Në tremujorin e parë me autobusë kanë udhëtuar rreth 13 milionë pasagjerë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Maj, 2023 22:16

Në tremujorin e parë me autobusë kanë udhëtuar rreth 13 milionë pasagjerë

Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor të pasagjerëve në tre muajt e parë të vitit është 12,995 mijë dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 24,2%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell FLAKA.

Sipas llojit të transportit, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin urban është rritur me 34,6%, në transportin periferik me 12,1%, në transportin ndërqytetës me 15,8%, dhe në transportin ndërkombëtar me 37,6%.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri total i kilometrave të pasagjerëve në transportin rrugor të pasagjerëve është rritur me 9,5%. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban është rritur me 8,1%, në transportin periferik është ulur me 0,2%, në transportin ndërqytetës është rritur me 22,5%, ndërsa në transportin ndërkombëtar është rritur 7,6%. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Maj, 2023 22:16