Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Në UT u debatua për sfidat e zhvillimit ekonomik të Kodrës së Diellit

Në UT u debatua për sfidat e zhvillimit ekonomik të Kodrës së Diellit

Redaksia 2 vjet ago

“Sfidat e zhvillimit ekonomik të destinacionit turistik të Kodrës së Diellit”, ishte tema e debatit të sotëm që u zhvillua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës.
Debatin e shpalli të hapur prodekania për shkencë e Fakultetit Ekonomik, Doc. Dr. Aida Yzeiri. Sipas saj, edhe pse strategji të shumta për zhvillim të turizmit në nivel nacional kanë identifikuar probleme, vështirësi mjaft komplekse, përsëri fitohet përshtypja se Kodra e Diellit praktikisht nuk është trajtuar në nivel të duhur. “Debati i sotëm ka për qëllim që të shkojë një hap përpara në drejtim të identifikimit të problemeve dhe assesi nuk synon alokim të fajësisë. Vëmendja duhet të jetë e përqendruar në identifikimin e alternativave të reja dhe fisibile për tejkalimin e vështirësive dhe gjetjen e mundësive për shfrytëzimin më efikas dhe mbi të gjitha më racional të asaj që realisht mund të ofrojë Kodra e Diellit”, u shpreh Doc. Dr. Aida Yzeiri.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili, në këtë debat u fokusua tek aktivitetet kryesore të menaxhimit të destinacionit të Kodrës së Diellit, që duhet të përfshihen kryesisht në planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve të të gjithë pjesëmarrësve të zhvillimit të turizmit, si të sektorit privat edhe të atij publik. “Në këto aktivitete duhet të përfshihen organizatat dhe ndërmarrjet turistike, Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit, Komuna e Tetovës dhe Ministria e Ekonomisë, përmes sektorëve për zhvillimin e turizmit, si dhe pjesëmarrës të tjerë. Aktivitetet kyçe të këtyre institucioneve duhet të orientohen në realizimin e produkteve turistike adekuate, shërbime në bazë të resurseve dhe atraksioneve që ofrojnë më shumë kapacitete për joshjen e turistëve në Kodrën e Diellit”, deklaroi Prof. Dr. Raman Ismaili.

Sipas profesorit të Universitetit tonë, Prof. Dr. Sali Zhaku, qendra turistike Kodra e Diellit duhet të jetë konkurruese në treg dhe të përbëjë motor zhvillimi për zonën. Autoritetet duhet që sa më parë të bëjnë zgjidhjen e problemeve pronësore juridike, si dhe të investojnë në një studim të produktivitetit, apo fizibilitetit nga ana e qeverisë, pa pjesëmarrjen e subjekteve të cilat janë në konflikt interesi. “Veç kësaj, duhet të hartohet plan strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zgjedhja e një modeli zhvillimi, apo implementimi i një modeli, i cili është i suksesshëm në një zonë tjetër me karakteristika të përafërta, përfshirë hartimin e një plani urbanistik të detajuar, si dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne të komunikacionit. Po ashtu, duhet të kihet parasysh vënia në funksion e teleferikut e kështu me radhë”, theksoi Prof. Dr. Sali Zhaku.

Ndërsa Prof. Dr. Mislim Zendeli, duke bërë krahasimin mes të kaluarës dhe të tashmes së qendrës turistike Kodra e Diellit u shpreh se në të kaluarën kjo qendër ishte ndër destinacionet kryesore për sporte dimërore jo vetëm në ish – Jugosllavi, por dhe në Ballkan. “Infrastruktura hoteliere, si dhe ajo rrugore është katandisur keq. Pjesa dërmuese e kapaciteteve akomoduese janë gjysmë të rrënuara dhe jashtë përdorimit. Mungojnë investimet private që rezulton nga problemet e pronësisë, edhe ato pak subjekte që kanë investuar ballafaqohen me probleme qesharake, si p.sh., keqmenaxhimin me mbeturinat, probleme me pastrimin e dëborës, mungesën e ndriçimit publik, mosaktivizimin e skiliftave, ngase janë të amortizuar, mungesën e organizimit të bartjes së klientëve nga hotelet deri te shtigjet dhe të ngjashme”, tha Prof. Dr. Mislim Zendeli.

Në këtë debat, këndvështrimet e tyre rreth zhvillimit ekonomik të Kodrës së Diellit i paraqitën edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, drejtori i ELEM Turs-it, Xhemaili Jusufi, afaristi Ibrahim Dehari, përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, Hamdi Sulejmani, përfaqësuesi i Ministrisë së Eknomisë, Shovket Hazari, si dhe profesorët e Universitetit, Prof. Dr. Petrit Pollozhani dhe Prof. Dr. Etem Iseni.

Zyra për Informim

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Hoxha: Pishina do të ndërtohen në gjithsej 14 komuna mes tyre edhe në Tetovë Kërçovë, Gostivari dhe Çairi
Next: Pendarovski në Jegunovc: Si komandant suprem prioritet do t’i kem ushtarët

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 5 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 5 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

140374020_412658193178088_3282393389975936431_n-780x470 Tashmë që Poem Blu ka bërë ca muaj Sara Hoxha uron të ishte babi

Tashmë që Poem Blu ka bërë ca muaj Sara Hoxha uron të ishte babi

makraduli-3-300x169-1 Makraduli: Në vend se në sportel, dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie përmes postës

Makraduli: Në vend se në sportel, dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie përmes postës

Euro-2021-780x470 UEFA me qëndrim zyrtar se ku do të zhvilloohet “EURO 2020”

UEFA me qëndrim zyrtar se ku do të zhvilloohet “EURO 2020”

1 Milanin një hap mbrapa në garën për titull, dështon të fitojë ndaj Udinese

Milanin një hap mbrapa në garën për titull, dështon të fitojë ndaj Udinese

4 Marina Vjollca ekspozon këmbët joshëse në veshje elegante

Marina Vjollca ekspozon këmbët joshëse në veshje elegante

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.