Në UT u promovua vepra “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit”

Në UT u promovua vepra “Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit”

Publicisti, politikani dhe gazetari Mahi Nesimi, vjen afër publikut kësaj radhe me librin “Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e Shtetit”. Kjo monografia politike paraqet gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm, zhvillimet e përgjithshme dhe tema të cilat kurrë nuk janë prekur, ndërkaq është libër i rrallë i këtij lloji, që është prezentuar para studentëve të UT-së

Mungesa e dokumenteve të shkruara për ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni, ishte qëllimi kryesor që e shtyu autorin të shkruaj këtë libër, në të cilin përfshihen ngjarje të periudhës nga viti 2001, argumentohen ngjarjet kryesore dhe përshkruhen e diskutohen tema të ndaluara, si kantonizimi, Marrëveshja e Ohrit, regjistrimi i popullsisë, projekti “Shkupi 2014” dhe Ligji i fundit për përdorimin e gjuhës shqipe”.

Kjo monografi do shërbejë si literaturë për studentët e universiteteve në vend, duke ofruar qasje të re për turbulencat në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët e Maqedonisë dhe Ardhmëria e shtetit” është libri i pestë me radhë i autorit Mahi Nesimi, ku në 14 kapituj është shfaqur Maqedonia e pasluftës, Marrëveshja e Ohrit, përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i flamurit, ndarja territoriale, regjistrimi i popullsisë, kantonizimi i Maqedonisë, ndarja e ardhmëria e Maqedonisë, për të cilat autori ka dhënë vlerësimet edhe zgjidhje të problematikave.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 25, 2019 14:41

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA