Në vend të qumështit ju dhanë izolues dyshemesh, helmohen 12 fëmijë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Qershor, 2022 19:56

Në vend të qumështit ju dhanë izolues dyshemesh, helmohen 12 fëmijë

Dymbëdhjetë fëmijë të një shkolle fillore në Alaskë, janë helmuar pasi në vend të qumështit u është dhënë izolues dyshemeje.

Ngjarja ndodhi në shkollën fillore Juneau në Alaskë. Fëmijët sapo kanë filluar ta konsumojnë janë ankuar për djegie fyti.

Menjëherë stafi ka reaguar duke ndaluar fëmijët të konsumojnë më shumë nga lëngu helmues, ndërsa janë njoftuar prindërit për të marrë fëmijët e tyre të cilët janë dërguar në qendrat shëndetësore për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë autoritet kanë nisur menjëherë hetimet, për të parë nëse ngjarja ishte e qëllimshme, apo pati ngatërresë pasi solucioni në ngjyrë është shumë i ngjashëm me qumështin.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Qershor, 2022 19:56