Në veri vendosen pankarta “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 10:14

Në veri vendosen pankarta “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”

Qytetarët në veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe në billborde e pankarta të vendosura nëpër lokacione të ndryshme ku shkruan “Mirë së vini në bashkësinë e komunave serbe”.

Ato ndodhen nëpër hyrje/daljet e katër komunave veriore ndërsa janë vendosur edhe në sheshet kryesore të këtyre qyteteve.

Kosova Press ka provuar te kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por ai nuk është përgjigjur.

Serbët dje kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara nga Serbia.

Pas kërkesës së Ambasadës amerikane në Kosovë. kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ai ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në veri.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 10:14

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare