Në Zhelinë nga 1 % në ora 10 dalja në votime bëhet 6.62 % në ora 13

Redaksia
By Redaksia 21 Prill, 2019 14:37

Në Zhelinë nga 1 % në ora 10 dalja në votime bëhet 6.62 % në ora 13

Në Komunën e Zhelinës deri në ora 10 në zgjedhjet presidenciale votuan gjithsejtë 1 % nga trupi votues, ndërsa habitshëm ndryshoi rezultati në ora 13 në 6.62 %, shkruan Almakos.

Numri i votuesve në këtë komunë është 23.524, ndërsa deri në ora 13 kanë votuar 1557 ose 6.62 % nga trupi votues.

Është i habitshëm ky ndryshim i daljes në votime ku sipas kësaj dinamike në orët e më tejme pritet që të ketë ndryshime ende më të mëdha.

Redaksia
By Redaksia 21 Prill, 2019 14:37