Negociata, Rama: Është një përplasje mes të mëdhenjve, ne i kemi bërë detyrat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2019 19:46

Negociata, Rama: Është një përplasje mes të mëdhenjve, ne i kemi bërë detyrat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e tij për shtyp ka folur për JO-në që Evropa dha për negociatat si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Janë bërë përpjekjet maksimale që të marrim atë na takon e kemi merituar dhe ketë e thonë edhe një pjesë e madhe e kryeministrave të BE.

Dua tju them se kam marrë shumë mesazhe nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim, kam komunikuar edhe me Macron dhe faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë prej kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë.
Gjermania bëri një lëvizje për kompromis, duk i vendos një POR, PO-së dhe nuk ka patur nga Macron asnjë hapje. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, kërkon një reformim të brendshëm të BE, kjo që ka ndodhur rezultat i mos arritjes së konsensusit mes vendeve anëtare, është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj çështje.

Në këtë situatë jo ne dhe Maqedonia por edhe ata që janë tashmë në BE sdo kishte marrë konsensus për arsye se tema është spostuar gjetkë. Kemi marrë një refuzim por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta.

Nëse kemi një reformë në drejtësi që vazhdon, që nuk është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE, jo para se të çeleshin negociata, por edhe kur kanë qenë në përfundim të tyre, e kemi sepse është gjëja e duhur për ne. Do vazhdojmë më plotësimin e parakushteve të vendosura në votën PO të Bundestagut.

Do vazhdojmë me kërkesa që lidhen me funksionimin e shtetit dhe do i bëjmë të gjitha tjerat pa ndryshuara asgjë. Është një përplasje mes të mëdhenjve dhe një “lojë” qasje dhe interesash më e madhe se sa ne edhe si vend dhe si rajon. Por nuk përjashtohet perspektiva e integrimit të vendit. Procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm dhe jo për tju pëlqyer të tjerëve.

Dua ta vë theksin te fakti se ndërkohë që ata të cilët janë jashtë nesh ata të cilët përfaqësojnë BE e thonë pa ekuivok në mos arritjen e vendimit të djeshëm përgjegjësia është e BE është e papranueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi sikur ajo e djeshmja vjen si pasojë e mos përmbushjes të detyrave, Ne i kemi bërë ato. Po të shikoni vendimin e qershorit thonë se do merrej në tetor, dhe sa herë kam folu kam vendos pikëpyetje se e kam parashikuar që do kishte mospërputhje që do shkonte në konflikt. Kryeministri italian e quajti gabim historik.

Nga ana tjetër nuk mund të mos shtoj se Franca është një nga themeluesit e BE , është në të drejtën e vet . Nga ana jonë të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Ama nëse një pjesë të vendeve i kemi pas gjithmonë mbështetje dhe asnjëherë nuk janë lëkundur Austria, Italia etj me forcën e diplomacisë dhe me përpjekjen tonë kemi kthyer Gjermanisë. Kancelarja ka bërë gjithçka për një kompromis, nuk ka gjë të shkruar sepse nuk pikë takimi, është një përplasje e madhe për BE.

I kemi kapërcyer me diplomaci dhe fakte dhe kemi marrë mbështetje prej shumicës së tyre. Të vazhdojmë tani përpara se Shqipëria evropiane është e vetmja alternativë dhe testament i patjetërsueshëm për gjeneratat e tjera”, tha Rama.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2019 19:46