Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Negociatat? Cipras-Ramës:Respektoni të drejtat e minoritetit grek

Negociatat? Cipras-Ramës:Respektoni të drejtat e minoritetit grek

Redaksia 2 vjet ago

Reformat e domosdoshme në prag të qershorit deciziv si dhe marrëdhëniet bilaterale kanë qenë në qendër të vëmendjes, gjatë takimit të sotëm Cipras-Rama në Dubrovnik të Kroacisë, në kuadrin e “Inisiativës 17+1” pas pranimit unanim edhe të Greqisë si anëtare e barabartë.

Kryeministri grek ka bërë të qartë se kriteri bazë për çeljen e negociatave është respektimi i plotë i të drejtave të minoritetit grek.

Burime diplomatike theksojnë se dy kryeministrat diskutuan qëndrimet e qarta të BE-së në lidhje me të drejtat e pronave të minoritetit grek në Shqipëri si dhe të ligjit të vetëpërcaktimit të origjinës, si pjesë e ligjit për pakicat etnike.

Në këtë kuadër, kryeministri grek e ka konsideruar një hap pozitiv vendimin e ri ministror të Shqipërisë për pasuritë e palëvizshme të shtetasve, të cilët nuk disponojnë titujt e pronësisë si dhe theksoi se çështja është të zbatohet saktë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka premtuar se vendimi i ri ministror do të publikohet këto ditë në fletoren zyrtare. Edi Rama, gjithashtu, gjatë takimit është shprehur pro zbatimit të plotë të rregullores së BE-së përsa i përket të drejtave të pronave, duke respektuar të gjithë sa disponojnë titujt dhe certifikatat përkatëse.

Në vijim, dy liderët kanë diskutuar hapat e mëtejshëm në lidhje me çështjet e librave shkollorë dhe të varrezave të ushtarëve grekë. Në fazën e dytë të diskutimeve, në tryezë u hodh tema e fuqizimit të bashkëpunimit afatgjatë ekonomik, veçanërisht në sferën e infrastrukturë dhe ndërtimit.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Basha: Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën!
Next: Cakaj në Varshavë: Investimi në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i tij në interes të vetë BE-së

Të ngjashme

6 Sassoli: Shqipëria po zbaton reformat kyçe

Sassoli: Shqipëria po zbaton reformat kyçe

Redaksia 21 orë ago
5 Shtyhet dërgesa e Pfizer në Shqipëri, 15 mijë dozat e vaksinës të martën

Shtyhet dërgesa e Pfizer në Shqipëri, 15 mijë dozat e vaksinës të martën

Redaksia 21 orë ago
4 Brukseli zyrtar: Shqipëria ka përmbushur kushtet, testi mbeten zgjedhjet

Brukseli zyrtar: Shqipëria ka përmbushur kushtet, testi mbeten zgjedhjet

Redaksia 21 orë ago

TË FUNDIT

mickoski-780x439-1-750x430 Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Makron_maska-780x470 Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

golden Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Johnson_Johnson-780x450 SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

Butrint-Imeri-780x470 Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.