Negociatat, Holanda pranon Maqedoninë e Veriut, kushte për Shqipërinë

Desk
By Desk November 2, 2020 20:02

Negociatat, Holanda pranon Maqedoninë e Veriut, kushte për Shqipërinë

Qeveria holandeze ka mbështetur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë shprehet se më parë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020.

QEVERIA E HOLANDËS

“Në fushën e sundimit të ligjit, Maqedonia e Veriut ka zbatuar reforma të shumta, ka përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është rritur dukshëm bashkëpunimi me Europol veçanërisht me numrin e lartë të të dyshuarve ‘të nivelit të lartë’. Qeveria Hollandeze konsideron se raporti mbi progresin e Maqedonisë së Veriut tregon një pamje kryesisht pozitive të progresit të procesit të reformës. Përparim të dukshëm ka në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, financat publike dhe aparatin e sigurisë, fusha që janë veçanërisht të rëndësishme për Hollandën” .

Në vlerësimin e qeverisë Holandeze të 30 tetorit, qeveria shpjegon se KONFERENCA E PARË NDËRQEVERITARE me Maqedoninë e Veriut mund të ndodhë sa më shpejt që kuadri i negociatave të ketë rënë dakord.

Sa i përket Shqipërisë, qeveria Hollandeze është kundër thirrjes së Konferencës së parë Ndërqeveritar midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, pasi Shqipëria nuk I ka përmbushur ende kushtet e kërkuara nga Këshilli Evropian. Themelimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten kushte për Hollandezët që qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur.

Vendimi i Qeverisë së Holandës është dërguar në Parlament me qëllim që të sillet një vendim përfundimtar.

 
 
Desk
By Desk November 2, 2020 20:02