Negociatat për kontestin, Mariçiq: Vizita e Petkovit sjell dinamikë të re

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:59

Negociatat për kontestin, Mariçiq: Vizita e Petkovit sjell dinamikë të re

Vizita e kryeministrit të Bullgarisë, Kirill Petkov në Shkup është mundësi e mirë për vendsojen e një dinamike të re në procesin negociues, vlerëson ministri i drejtësisë në largim Bojan Mariçiq, i cili në kabinetin e Kovaçevskit do të drejtojë zëvendës kryeministrinë për çështje integruese.

Mariçiq thotë se për momentin jemi në stadin e bisedimeve duke preferuar që zgjidhja e kontestit të mos lidhet për afate.

“Fakti që në të dyja anët e kufirit kemi qeveri të reja, kjo jep një energji të re dhe shans për një zgjidhje pozitive në bazë të leksioneve të mësuara nga procesi negociues. Ne ende nuk jemi në fazën ku jemi dakorduar për diçka ose pala bullgare është pajtuar. Ende jemi në fazën e bisedimeve, shkëmbim të argumenteve dhe mendoj se vizita e kryeministrit Petkov të martën do të jetë mundësi e shkëlqyer që të vehet një dinamikë e re në procesin negociues.” – tha Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Mariçiq: Ndryshime në kodin zgjedhor këtë vit

Mariçiq procesin e vetingut e konsideron vetëm si proces të nisur i cili mund të intensifikohet, ndërkaq sa i përket ndryshimeve të kodit zgjedhor për një njësi zgjedhore, thotë se mund të pësojë ndryshime brenda vitit.

“Kodi zgjedhor nuk është temë që lehtë me një veprim apo çfardo kushtëzimesh mund që të gjejmë zgjidhje. Qeveria është e përgatitur për dialog, të gjitha partitë janë gati për dialog. Nëse ka vullnet të mirë, gjithçka mund të arrihet, por nuk është në pyetje vetëm korniza kohore, por votimi I kodit zgjedhor me konsenzus.” – u shpreh Mariçiq.

Ministri Mariçiq promovoi fushatën për ndërmjetësim si pjesë e reformave në gjyqësor për kthimin e besimit tek qytetarët dhe kompanitë se ekziston zgjidhje për konteste edhe jashtë gjykatave.

Aktualisht janë 3 mijë e 500 lëndë që po udhëhiqen me ndërmjetësim. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:59