Negociatat, refuzimi ka pasoja

Negociatat, refuzimi ka pasoja

Pak javë përpara se Këshilli Europian të marrë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, Shkupi ka marrë sinjale skepticizmi nga Franca.

Ambasadori Kristian Timonie, deklaroi se pavarësisht disa arritjeve shumë të rëndësishme, Maqedonia e Veriut ka ende shume për të bërë shkruajnë mediat shqip në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Kristian Timonier thotë se: “Jemi duke reflektuar. Autoritetet franceze kanë ndarë vlerësimet e tyre të larta për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht kanë vlerësuar edhe reformat që janë në progres. Por mbetet shumë për tu bërë për konsolidimin e shtetit të së drejtës si dhe në drejtime të tjera. E di se ajo që ju kërkoni është data, por njëkohësisht duhet që standardet e këtij vendi të përkojnë me standardet evropiane. Hendeku mes të thënës dhe të bërës është shumë i madh. Por gjithsesi më vjen mirë që po punohet seriozisht në përmbushjen e pritshmërive që kanë vendet e unionit.”

Ndërkohë, zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka deklaruar nga Polonia, se shtyrja e një vendimi pozitiv për Maqedoninë e veriut në tetor, do të shkaktonte një paralizë institucionale në vend dhe gjithashtu do të dëmtonte besueshmërinë e unionit në vendet e rajonit. Autoritetet në Shkup e kanë bërë të qartë pritshmërinë e tyre që vendimi i këshillit për hapjen e negociatave, të bazohet në meritë dhe jo domosdoshmërisht të kushtëzohet nga vendimi për Tiranën.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 21, 2019 20:41

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA