Negocitat me BE-në në dhjetor!? Ruzhin: Ka lëvizje, por s’mund të parashikojmë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 19:28

Negocitat me BE-në në dhjetor!? Ruzhin: Ka lëvizje, por s’mund të parashikojmë

Pritjet e Shkupit por edhe të Tiranës janë që zgjedhjet në Bullgari të pasojnë me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.Por, këto ditë nuk mund të parashihet qartë se cila do të jetë qasja bullgare ndaj RMV-së, thotë ish amabsadori Nano Ruzhin. Por, sipas tij duhet vlerësuar takimet e shpeshta mes zyrtarëve evropjan dhe politikanëve bullgar, të cilët kërkojnë nga Sofja të zhvendoset nga rruga e prespektivës evropiane të RMV-së.

“Në këto momente është shumë e vështirë të prognozohet cilat janë shansat të marrim datë për fillimin e bisedimeve por gjithmonë kur analizojmë thiremi në indikatorë pozitiv dhe negativ. Në pozitive bien pikërisht bisedimet që i kanë pasur liderët e BE-së me elitat bullagre për atë se Maqedonia duhet të merr datë për bisedime dhe se Bullgaria duhet ti tërheq bllokadat.”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.

Për profesorin universitar Ruzhin, Sofja duket të ketë lëvizur nga kërkesat fillestare, ngaqë në retorikën bullgare nuk përmendet më gjuha dhe identiteti, por kërkesa më të kapshme, që realisht mundet shteti ynë ti plotësojë.

“Në kushte të këtilla nuk mund të jemi preciz. Vetëm të llogarisim se kushtet qw i imponon diplomacia bullgare janë të lehta të impelementohen sepse nuk përmendet identiteti, gjuha por merren me njohjen e të ashtuquajturve, pakicës bullgare tek ne, që kanë edhe dëshmi objektive, respektivisht 120 mijë qytetarë me pasaport bullgar, dhe normalisht duan kjo çështje të rregullohet. Ky moment është i rëndësishëm.”, tha Ruzhin.

Ruzhin thotë se këto javë deri në fund të vitit duhet shfrytëzuar maksimalisht sepse nga janari Franca merr presidencën me BE-së dhe nuk do të merret aq me politikën e zgjerimit të unionit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 19:28