Nëna e foshnjës së infektuar nuk ka koronavirus

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:17

Nëna e foshnjës së infektuar nuk ka koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se nëna e foshnjës katër muajshe nga Koçani, e cila është pozitive me koronavirus, është testuar në 8 Prill dhe rezultati i saj është negativ, përcjell FLAKA.

Ajo ishte shtruar në spital me foshnjën e saj në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup.

Sipas informacioneve të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, foshnja katër muajshe nga Koçani ishte testuar në KOVID-19, më 6 prill të vitit 2020, dhe rezultatet ishin gati në 7 Prill 2020.

Në këtë rast, Ministri i Shëndetësis Dr. Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp në të cilën, sipas të dhënave të marra nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, ai informoi se foshnja është në gjendje të qëndrueshme, pa nevojë për mbështetje të frymëmarrjes dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme pediatrike.

Rezultatet janë në pritje të babait, i cili u testua në 8 Prill 2020. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:17