Nëna e Rita Orës ka një lutje për të gjithë

Nëna e Rita Orës ka një lutje për të gjithë

Vera Ora ka folur në cilësinë e psikiatres, duke i kërkuar të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi në këto kohë pandemie.

Nëna e Rita Orës, Vera ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi përderisa jemi duke u përballur me gjendjen e rëndë në përhapjen e virusit Korona.

Ajo ka treguar se i është kthyer punës, ku edhe punon si psikiatre në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër, dhe do të ndihmojë stafin që po përkujdeset për të prekurit me koronavirus në spitalet e Anglisë, që ata ta përballojnë më lehtë këtë kohë

Vera ka një lutje për të gjithë njerëzit, të cilëve iu kërkon që të qëndrojnë në shtëpi, pasi ia lehtësojnë më shumë punën edhe atyre edhe për vete do të jenë më të sigurt.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Mars, 2020 23:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.