Nëse dëshironi të udhëtoni, duhet të ndryshoni edhe patent shoferin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 22:03

Nëse dëshironi të udhëtoni, duhet të ndryshoni edhe patent shoferin

Duhet të ndryshoni edhe patentat e shoferit nëse dëshironi të udhëtoni sepse edhe ato skadojnë më 12 shkurt, përcjell FLAKA.

Nëse qytetarët nuk i ndërrojnë lejet apo patentë shoferët, nuk do të kenë problem në Maqedoni, por mund të kenë problem nëse duan të udhëtojnë me automjet dhe të kalojnë kufirin. Çmimi për ndërrimin e patentë shoferit është 390 denarë, për targa 1.250 denarë, ndërsa për leje në komunikacion 250 denarë.

Në përputhje me detyrimet e Marrëveshjes së Prespës deri më 12 shkurt 2024, të gjitha dokumentet personale duhet të zëvendësohen dhe në to të shkruhet emri i ri i shtetit, Maqedonia e Veriut ose shkurtesa NMK. Përveç pasaportave dhe letërnjoftimet, kjo vlen edhe për lejet e drejtimit, targat dhe patentë shoferët.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shpjeguar sot se letërnjoftimi është një dokument që ia tregon doganës së huaj kur kalon kufirin. Nëse keni një dokument të lëshuar para 5 vitesh, për shembull, në të shkruhet Republika e Maqedonisë dhe duhet ta ndërroni, dmth ka shumë mundësi që doganieri i huaj të mos ju lejojë të kaloni.

“Një dokument që përdoret jashtë pas datës 12 nuk duhet të përdoret. Dhe ai i trafikut eshte per jashte se duhet ta tregosh ne kufi, ne dogane dhe aty ka te njejtin emer. Pra, të kujtoj qytetarët se duhet të ndryshohen edhe lejet e qarkullimit”, tha Osmani.

Ata që nuk kanë ndërruar targat mund të marrin një afishe me NMK në stacionet e kontrollit teknik.

Ndryshe, vazhdojnë turmat për ndërrimin e dokumenteve personale, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera të vendit. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 22:03

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare