Nëse ministrat dhe zv.ministrat do të punonin pa paga, për një muaj kursehen 2,5 milion euro

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 21:10

Nëse ministrat dhe zv.ministrat do të punonin pa paga, për një muaj kursehen 2,5 milion euro

Pagat e ministrave variojnë nga 70 deri pothuajse 90 mijë denarë në muaj, shuma neto. Për më tepër, miliona denarë të parave kombëtare derdhen për përfaqësim në baza mujore. Ne kërkojmë që ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe anëtarët e bordeve të drejtorëve dhe bordet mbikëqyrëse të punojnë pa para, të cilat do të kursejnë 2.5 milion euro në muaj, përcjell FLAKA.

Kështu thonë nga VMRO-DPMNE.

“I bëjmë thirrje Ministres së Drejtësisë Renata Deskovska dhe LSDM nëse vërtet duan të ndihmojnë, atëherë të heqin dorë nga pagat dhe honorarët e tyre plotësisht ndërsa kriza me epideminë e koronavirusit vazhdon. Përveç që duhet të punojnë pro bono, ata gjithashtu duhet të heqin dorë nga privilegjet që vijnë me funksione të tilla si automjete personale, telefona celularë dhe përfaqësime që ata bëjnë dhe paguajnë për publikun”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në këtë mënyrë do të kursehen deri në 2.5 milion € në muaj dhe të njëjtat fonde do të ndaheshin dhe shpërndaheshin në ato segmente që janë të nevojshme për të mbrojtur standardin e qytetarëve, por edhe për t’u marrë direkt me koronavirusin.

“Në vend të shkurtimit të pagave për punëtorët, pa paga për ministra dhe zyrtarë. Nëse ata, jo me hipokrizi, mendojnë për ato që thonë, atëherë le të fillojnë zyrtarët e LSDM-së me shembullin e tyre për të ndihmuar njerëzit. Këtu po presim që Ministrja Deskoska të ndërmarrë hapin e parë, ashtu si edhe kryeministri Oliver Spasovski”, thonë nga VMRO. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 21:10