Nesër në mes të dy Kongreseve do të mblidhet organi më i lartë partiak i LSDM-së, përkatësisht Këshilli Qendror, konfirmojnë për “Fokus” nga LSDM-ja, përcjell FLAKA.
Mbledhja e Këshillit Ekzekutiv është caktuar në ora 18:00, ndërsa Këshilli Qendror do të mbahet në orën 20.00.
Nga partia nuk bëjnë të ditur nëse do të shqyrtohet edhe dorëheqja e liderit Zoran Zaev. Në pyetjen se cila do të jetë agjenda e Këshillit Qendror, ata shkurtimisht janë përgjigjur se kjo do të jetë situata aktuale politike.
Ndryshe, sipas Statutit të LSDM-së, Këshilli Qendror është ai që shpall zgjedhje të parakohshme për kryetar, në rast se kryetari aktual jep dorëheqje. FLAKA