Nesër fillon debati për propozim-buxhetin për vitin 2023

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:30

Nesër fillon debati për propozim-buxhetin për vitin 2023

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nesër fillon debati për Propozim-buxhetin e vitit 2023 të cilin Qeveria e miratoi më 2 nëntor.

Ministri i Financave Fatmir Besimi pret interesim të madh për diskutim. Në një deklaratë për MIA-n, theksoi se gjithë-përfshirja është gjithmonë e mirëseardhur për t’u përballur argumentet “pro” dhe “kundër” dhe për të zgjedhur më të mirën.

“Dialogu, diskutimi dhe dëgjimi i opinioneve të ndryshme që do të kontribuojnë në krijimin e politikave më të mira për zhvillimin e përgjithshëm të vendit është qasja në punën time dhe institucionin që drejtoj. Në këtë drejtim shoh edhe diskutimin që duhet të fillojë të mërkurën për Propozim Buxhetin për vitin 2023. Pres interesim të madh për diskutim, duke marrë parasysh kontekstin aktual global, si dhe veçoritë e reja të Buxhetit, i cili po përgatitet për herë të parë sipas Ligjit të ri për buxhete”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i financave.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:30

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...