Nesër në Gostivar në 30 vjetorin e vdekjes përkujtohet Prim. Dr. Miftar Kurti

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 15 Shkurt, 2022 23:34

Nesër në Gostivar në 30 vjetorin e vdekjes përkujtohet Prim. Dr. Miftar Kurti

Me rastin e 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të Prim. Dr. Miftar Kurti, të premten me 18 shkurt 2022, do të organizohet manifestim përkujtimor në kujtim të jetës dhe veprës së tij, njofton Gostivari Sot

Manifestimi fillon në ora 14 me vënien e kurorave të luleve në varrin e të ndjerit në fshatin Banjicë ë Poshtme.

Në ora 15 do të shpaloset pllaka përkujtimore tek hyrja e rrugës së shtëpisë së familjes Kurti. Manifestimi do të përmbyllet me Akademinë Përkujtimore që do të mbahet të njëjtën ditë me fillim prej ora 19 tek salla e vogë e Pallatit për Kulturë në Gostivar.

Primarius doktor Miftar Kurti ka lënë gjurmë në historinë e mjekësisë shqiptare. Kurti është pediatri i parë që u lind në fshatin Llakaicë të Gostivarit. Nisi studimet në Gjimnazin e Tiranës por i përfundoi në Tetovë.

Në vitin 1956 u diplomua në fakultetin e mjekësisë në Shkup, ku dhe kreu specializimin nga pediaria.

Kurti ëshë autori i mbi 20 punimeve shkencore – profesionale nga fusha e pediatrisë preventie. Gostivari Sot

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 15 Shkurt, 2022 23:34
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.