Nesër në Parlament dorëzohet propozimi për ministër të Vetqeverisjes lokale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Tetor, 2022 22:45

Nesër në Parlament dorëzohet propozimi për  ministër të Vetqeverisjes lokale

Në fund të konferencës së sotme për media ku shpalli masat e reja të qeverisë kundër krizës, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se nesër nga Kabineti i tij në Kuvend do të dërgohet propozimi i Risto Penov për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, pasi dorëheqjen nga ai post ia ka dërguar edhe bashkëpartiakit të tij nga PLD – Goran Milevski.

Opinioni e kujton Penovin si një nga kryetarët më të mirë të qytetit të Shkupit, i cili e mbajti këtë post për tetë vjet, përkatësisht dy mandate kryetar komune nga viti 1996 deri në 2004.

Nën drejtimin e tij në kryeqytet, pikërisht në ato vite përfunduan plotësisht projektet më të rëndësishme kapitale, stacioni i autobusëve ndërqytetës, rruga e famshme Vodnjanska, si dhe sheshi i qytetit, ku tullat e vjetra të granitit u zëvendësuan me të reja.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Tetor, 2022 22:45
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.