Nesër nga ora 9 deri ora 14 do të kryhen punime në rrugën Çajlë – Forinë

Desk
By Desk May 5, 2020 20:43

Nesër nga ora 9 deri ora 14 do të kryhen punime në rrugën Çajlë – Forinë

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, njoftuan për Gostivari Sot që të mërkurën nga ora 9 deri ora 14 do të kryhen punimet në rrugën Çajlë – Forinë. 

Nga atje, lustin qytetarët për mirëkuptim pasi që brenda kohës rruga do të jetë e pakalueshme.

“Lajm i mirë për banorët e vendbanimeve: Çajle, Forinë, Çegran, Koritë, Tumçevishtë dhe banorët e tjerë të Gostivarit me rethinë, është ky njoftimi i bërë publik nga dega e BDI në Gostivar  . Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, filloi sanimin e rrugës regjionale Çajlë – Forinë, një aks shumë i rëndësishëm për banorët e tërë regjionit. Një faleminderim i posatshëm për drejtorin e Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti për të gjitha investimet që është duke kryer në rajonin e Gostivarit, ashtu siç ishte rruga rajonale Turçan – Sërmnovë”, njoftojnë nga BDI, dega në Gostivar. Gostivari Sot

Desk
By Desk May 5, 2020 20:43