Nesër prezantohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Janar, 2022 18:00

Nesër prezantohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së nesërme pritet të shpalosen emrat e përbërjes së re qeveritare. Mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, në Komitetin Qendror të LSDM-së që do të mbahet nesër, do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij. Më pas do ta propozojë edhe zyrtarisht programin e Qeverisë bashkë me përbërjen e kabinetit në Kuvend.

Ka mbetur pak kohë deri në shaplosjen e emrave të përbërjes së Qeverisë së re. Sipas paralajmërimeve, mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, në Komitetin Qendror të LSDM-së që do të mbahet nesër, do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij.

Pas aminit që do ta merr nga partia e tij, Kovaçevski do ta propozojë edhe zyrtarisht programin e Qeverisë bashkë me përbërjen e kabinetit në Kuvend. Ndërsa pas marrëveshjes së fundit, që kryeministri në largim, Zoran Zaev e arriti me partinë e Afrim Gashit,  Qeveria aktualisht gëzon mbështetje të 64 deputetëve dhe e njejta pritet të votohet në mes të këtij muaji.

Deri më tani dihen vetëm emrat e kuadrove të Alternativës, që vijnë si rezultat I marrëveshjes për kyçje në Qeveri. Partia e Gashit përfaqësohet me 3 ministra, Bekim Sali në Ministrinë e Shëndetësisë, Admirim Haliti në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi do të jetë ministër pa resor për çështjen e diasporës.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të ketë ndryshim të madh kuadrove, vetëm Jeton Shaqiri transferohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Bujqësisë ose atë të Arsimit. Ndryshimet më të mëdha priten në LSDM. Tashmë ka paralajmërime se disa prej ministrave të kësaj partie që bartnin funksione të rëndësishme në Qeverinë e Zaevit, nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Kovaçevskit. Deri më tani ka konfirmime nga ana e Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe asaj të Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re. Mbetet në pikëpyetje edhe posti i Oliver Spasovskit si Ministër i Brendshëm. Sa I përket programit të Qeverisë, Kovaçevski ka paralajmëruar se qeveria e tij prioritet do të ketë përmirësimin e ekonomisë dhe ballafaqimin  me krizën ekonomike dhe energjetike.

Klan Maqedonia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Janar, 2022 18:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare