Nesër vendoset për karantinën 14-ditore në Kumanovë

Desk
By Desk April 17, 2020 21:55

Nesër vendoset për karantinën 14-ditore në Kumanovë

Kërkesa e Komunës së Kumanovës për vendosjen e një karantine 14-ditore me ndalim të plotë të lëvizjes së banorëve do të paraqitet nesër në seancë qeveritare, përcjell FLAKA.

Siç informoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kërkesat e Shtabit të Krizave në Kumanovë u morën në konsideratë këtë mëngjes në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive, por, siç theksoi ai, vendimi përfundimtar do të merret në seancë të Qeverisë.

“Propozimet tashmë janë dorëzuar në Shtabin Qendror të Qeverisë, i cili do të mblidhet nesër, dhe pas kësaj do të ketë seancë të Qeverisë ku do të merren të gjitha vendimet lidhur me kërkesat e shtabit të krizave në Kumanovë”, tha Filipçe. FLAKA

Desk
By Desk April 17, 2020 21:55