Nesër vendoset për orën policore gjatë vikendit

Nesër vendoset për orën policore gjatë vikendit

Vendimi përfundimtar nëse do të ketë orë të zgjatur policore gjatë fundjavës do të merret nesër, theksoi ministri Venko Filiçe në konferencën e sotme për shtyp duke shtuar se Komisioni për Sëmundjet Infektive gjatë ditës së nesërme do të marrë vendim të cilin do ta përcjell në Qeveri.

“Të gjitha studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera, jemi dëshmitarë për të dhënat që vijnë nga Kina, tregojnë që virusi me siguri do të ketë edhe një valë të dytë. Ne po përgatitemi për këtë komfor konsultimeve që kemi me shumë shtete dhe me OBSH-në. Do të nisim investim të madh në sistemin shëndetësorë dhe do të përforcojmë repartet për përkujdesje intensive në të gjithë vendin. Po përgatitemi për valën e re në vjeshtë dhe do ta presim më të përgatitur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. DO ti pajisim të gjitha repartet intensive me aparaturë moderne me krevate, respiratorë, paratë për rëntgen dhe EKG dhe gjithçka tjetër”, pohoi Filipçe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Maj, 2020 18:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.