Nëshkruhet marrëveshje me operatorin grek të gazit

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 21:36

Nëshkruhet marrëveshje me operatorin grek të gazit

Në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Republikës së Greqisë, sot në mjediset e Burimeve Energjetike të Maqedonisë (BEM) u nënshkrua një protokoll për bashkëpunim, si një aneks i memorandumit të nënshkruar në vitin 2016, i cili përcakton aspektet teknike dhe financiare të linjës së interkoneksionit midis BEM dhe operatorit grek kombëtar i gazit DESPA, përcjell FLAKA.

“Aneksi thellon bashkëpunimin midis Sha BEM dhe DESPA-s nga aspekti i ndërtimit të kapaciteteve, deri në përmirësimin e kuadrove dhe përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e këtij interkonektori të rëndësishëm për shteti”, thuhet në njoftimin me shkrim të BEM.

Përndryshe, ndërlidhja e rrjetit tonë të tubacionit të gazit me gazsjellësin e Greqisë si një alternativë për një furnizim të qëndrueshëm të gazit është në fazën e realizimit. FLAKA

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 21:36