Nevzat Bejta mirëpritet në Manastir: Ndërtojmë BDI e 20 viteve të ardhshme

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 23:12

Nevzat Bejta mirëpritet në Manastir: Ndërtojmë BDI e 20 viteve të ardhshme

Sot BDI ka vijuar me zgjedhjet brenda partiake në Manastir e Prespë, ku i pranishën ka qenë edhe i dyti i partisë, Nevzat Bejta.

Përmes një postimi në Fejsbuk, Bejta ka njoftuar që në Manastir për kryetar dege është zgjedhur, Lutfi Ahmeti, kurse në Prespë, Osman Shukriu.

“BDI e 20 viteve të ardhshme po ndërtohet për çdo ditë. Jemi nga fundi i zgjedhjeve brenda partiake në të gjitha degët e partisë. Sot u zhvilluan kuvendet zgjedhore në Manastir e Prespë. Urime kryetarëve të posazgjedhor. Në Manastir z. Lutfi Ahmeti e në Prespë, z. Osman Shukriu. Po shkojmë drejt kongresit të Nëntorit me struktura të konsoliduara dhe me të fuqishëm se kurrë”, shkruan Bejta në Fejsbuk.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 23:12