“Neymar-Mbappe show”, PSG mposht Bordeaux dhe shkon +10

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:06

“Neymar-Mbappe show”, PSG mposht Bordeaux dhe shkon +10

Paris Saint Germain vrapon drejt titullit kampion, pasi ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme, 2-3 në transfertën ndaj Bordeauz dhe është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, plot 10 më tepër se Lens i vendit të dytë.

Braziliani Neymar shënoi dy herë në pjesën e parë, me dy asiste të Kylian Mbappe, ndërsa në të dytën ishte vetë sulmuesi i talentuar francez që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e tretë në portën e Bordeaux.

Vendasit u zgjuan shumë vonë dhe gjetën golin e parë me Elis në minutën e 79’, ndërsa në shtesë Niang rihapi takimin, por nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen që e lë Bordeax në vendin e 16 me 12 pikë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.