Nga 1 qershori paga minimale ka shkuar në 14 934 denarë

Nga 1 qershori paga minimale ka shkuar në 14 934 denarë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përkujton punëdhënësit se prej një qershorit të këtij viti paga minimale arrin 14 934 denarë, e jo 14 500 denarë.

Sindikalistët kërkojnë nga institucionet kompetente të bëjnë kontrolle të përforcuara dhe t’i sanksionojnë pronarët që nuk do të respektojnë këtë vendim ligjor. Nga Sindikata shfaqin shpresë se rritja e pagës minimale do të jetë bazë për rritjen e të gjitha pagave të punëtorëve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 19:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.